Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbaruan hetimin për Ilir Meten, komisioni ia shtron me peshk e verë në restorantin e Tiranës (DHE DEPUTETËT E SHKELIN LIGJIN)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e dytë e Komisionit të Posaçëm Hetimor, i cili kërkon shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë, me të mbaruar mbledhja, deputetët ia kanë shtruar me drekë në një nga restorantet e peshkut në Tiranë.

Shkaku i kësaj dreke është bërë ditëlindja e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, njëherësh anëtar i këtij Komisioni.

Ndërkohë, në foton e cila është realizuar nga fotografi i Kuvendit, vihet re shkelja që kanë bërë deputetët, shkruan Newsbomb.al. 

Të paktën dy prej tyre, socialisti Bashkim Fino dhe deputeti i opozitës së re Halit Valteri shihen me puro, e ndaluar kjo në ambjente të tilla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu