Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbaron regjistrimi fillestar i pronave në Vuno, fillon afishimi për Dhërmiun, Lame: Aplikoni të pajiseni me certifikatë pronësie

Shkruar nga Newsbomb

Pas Iliasit dhe Gjilekës, vjen radha e Vunoit dhe Dhërmiut në përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar të pronave. Janë rreth 1700 prona në Vuno dhe rreth 800 prona në Dhërmi që e përfunduan këtë proces.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me Kryetarin e Bashkisë Himarë Gjergji Goro kanë dorëzuar në mënyrë simbolike certifikatën e pare te pronësisë se banesës dhe të truallit qytetarit Odise Anagnosti, e cila u përfitua pas përfundimit të regjistrimit fillestar në Vuno. Që prej sot banoret dhe pronaret e fshatit Vuno mund te aplikojnë për marrjen e certifikatës së pronësisë për shtëpitë dhe tokat e tyre.

Ndërkohë Lame dha lajmin tjetër edhe për Dhërmiun, ku u bë shpallja e rezultatit dhe afishimi publik për rreth 800 prona te këtij fshati. Banoret do të kenë afat 45 ditë të konsultojnë produktin e punës së Kadastrës, pas së cilës do të kryhet shpërndarja e certifikatave të pronësisë.

Lame ka kërkuar edhe me tej disponibilitetin e Bashkisë Himare për t'ju krijuar mundësi qytetarëve të konsultojnë listat dhe hartat e afishuara edhe në ambjentet e Bashkisë. Po ashtu drejtori i Kadastrës kërkoi që të gjithë qytetarët që kanë emrin në listat e afishuara të aplikojnë nga sistemi e-Albania për të marrë dokumentin e pronësisë.

Kujtojmë këtu që regjistrimi i pronave në zonën e fshatrave të Bregut po bëhet për herë të parë në histori, pasi nuk është trashëguar asnjë regjistrim as nga koha e mbretit Zog dhe as nga koha e regjimit komunist. Edhe pas viteve ‘90 rregjistrimi fillestar kishte filluar disa here por kishte dështuar.

Pas Vunoit dhe Dhërmiut, nga Kadastra janë në proces përfundimi për muajin shtator Palasa dhe Himara. Të gjitha fshatrat e Bregut të përfshira në 8 zona kadastrale, kanë rreth 15.000 pasuri që janë futur në këtë proces rregjistrimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu