Hapësire reklamuese

Politikë

Mbaron mbledhja e ‘Zgjedhores’, HAJDARI mirëpret propozimet e ekspertëve: Pikënisje e mirë për administratën zgjedhore, ndryshimet për 30 vitet e ardhshme

Shkruar nga Newsbomb
Rudina Hajdari

Kryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore zbulon për mediat se çfarë u diskutua në tryezën e sotme.

Hajdari bën me dije se është kërkuar që kuota e pjesëmarrjes së femrave në parlament të rritet nga 30% në 50%. Nga ana tjetër, kryetarja e grupit parlamentar demokrat vuri theksin te administrata zgjedhore, ku mirëpriti propozimet e ekspertëve për ndryshimin e KQZ-së, KZAZ, KQV-ve. Risia do të jetë jo vetëm në përzgjedhjen e anëtarëve, por dhe në profilin e tyre.

Gjatë deklaratës për shtyp, Rudina Hajdari premton se ndryshimet e reja zgjedhore synojnë të kenë efekt për 30 vitet e ardhshme.

‘’Ky do të jetë një model i pavarur. Aleanca e grave deputete bëri propozimin që pjesëmarrja e grave në parlament të rritet nga 30% në 50%. Megjithatë, ky është thjesht një propozim verbal. Do të jetë javën e ardhshme. Javën e ardhshme do të vijë në komision një propozim i shkruar.

Mbledhja e sotme u përqëndrua te administrata zgjedhore. Eksperetët duan të krijohet një arkitekturë e re për KQZ-në, KZAZ, KQV-në,  do të ndryshohen anëtarët dhe struktura. Për mandatet e ndryshme të anëtarëve, do të ketë një seancë të dytë për pyetjet që do të kenë deputetët. Flitet për një administratë të re zgjedhore, dhe kjo nuk duhet të cënojë partitë politike. Duhet t’u kthejmë përgjigje çdo pale të interesuar për këtë draft të ri të ekspertëve. Është një pikënisje e mirë, por jo se kemi arritur konsensus për ngritjen e administratëns zgjedhore.

Profesioni i komisionerëvë është i rëndësishëm, nuk do të jenë thjesht nëpunës civilë, por për këtë gjë duhet të ndryshohet ligji i nënëpunësit civil. Një pikë tjetër që u prek nga seanca e sotme ishte përgjegjësia, kompetenca e anëtarëve. Kemi dhe KAS-in, që do të merren me ankimimet. Këta komisionerë do të kenë përgjegjëshmëri shumë të lartë.

Njerëzit e kësaj strukture do të kenë mundësinë të aplikojnë online. Këto ndryshime nuk do të kenë efekt vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por për 30 vitet e ardhshme. Drafti i dytë, i cili është më i rëndësishmi do të shihet javën e ardhshme’’, u shpreh Hajdari.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll