Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Mbaron faza e parë nga Velipoja në Ksamil, Çuçi: Kemi prishur 130 objekte, “gjej shesh e bëj përshesh” nuk ka më!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se është përmbyllur faza e parë e prishjes së ndërtimeve pa leje nga Velipoja e Shkodrës deri në Jug në Sarandë.

Përmes një shënimu në rrjete sociale, Çuçi thotë se janë prishur gjithsej 130 objekte dhe janë vendosur 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte.

Ministri deklaron se pas shembjes së objekteve pa leje në bregdete, do të vijojë prishja e të tjera objekteve pa leje në zona urbane.

“Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shkruan ai.

Shënimi i plotë i Bledi Çuçit

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht. Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve. Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.

Më shumë

spot_img
spot_img