Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Mbaroi sezoni turistik, IKMT-ja zbarkon në Vlorë, nis aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5c0a644ef01614793820b6394b187fe3

Inspektoriati Kombëtër i Mbrojtjes së Territorit nisi sot aksionin për çlirimin e hapësirës nga bregdetare nga shëtitorja e Lungomares në Vlorë deri në Orikum.

Sipas informacioneve, IKMT-ja do të nisë nga dita e sotme prishjen e 50-60 objekteve duke filluar nga zona e Ujit të Ftohtë dhe Lungomarja dhe për të vazhduar më pas në zonën turistike të Radhimës deri në Orikum.

Aksioni ndërmerret disa ditë pas përfundimit të sezonit turistik veror. 

Ndër të tjera, IKMT-ja u bën apel qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Njoftimi i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipwrisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do tw prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Më shumë

spot_img