Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbante të mbyllur familjen, flet babai Jetnor Zhagollit: Problemet nisën pas Covidit

Shkruar nga Newsbomb
Mbante të mbyllur familjen, flet babai Jetnor Zhagollit: Problemet

Muharrem Zhagolli ka folur në lidhje me shëndetin e të birit, Jetnor Zhagolli, i cili dhunonte dhe mbante të mbyllur bashkëshorten, fëmijët dhe nënën e tij.

Babai i Jetnorit është shprehur se djali dëgjonte zhurma që nuk ekzistonin. Ai është shprehur se problemet psikologjike të djalit nisën pas një temperature të lartë që kishte kaluar dhe pasi kishte kaluar rëndë edhe Covid-19.

“Ai dëgjonte zhurma. Nisi të kishte problme psikolohgjike. Problemet nisi t’i kishte pasi qe i shtruar te Infektivi në gjendje të rëndë me temperaturë të lartë. Ka kaluar edhe dy herë Covidin rëndë. Djali madje mbas disa kohësh kërkoi që shtëpia të kontrollohej se mos kishte ndonjë pajise që e gjurmonte. E kontrolluan dhe nuk kishte asgjë”, tha ai për "Opinion" në Tv Klan,

Ai madje ka treguar se për vendosjen e kamerave në fillim kanë qenë dakord dhe se kamerat ishin vendosur në banesë me mirëkuptim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese