Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Mbante peng të birin, qëlloi me tjegulla policinë, dorëzohet pas 3 orësh 42 vjeçari (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas rreth tre orësh, policia e Beratit ka arritur të bindë një 42 vjeçar të dorëzohet, pasi kishte mbajtur peng prej tri ditësh djalin e tij 17 vjeçar Albert Duro.

Pas izolimit nga policia, burri është dërguar në spital pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

42 vjeçari banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat kërcënonte të birin 17 vjeçar, duke mos e lejuar të dilte jashtë.

Miri Duro, mësohet se ka pasur kujdestarunë e djalit pas divorcit vite më parë nga gruaja, e cila është larguar nga banesa.

Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur të izoluar brenda banesës.

Menjëherë, policia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike.

Burri qëlloi me tjegulla nga kati i dytë i banesës, ndërsa kërcënoi policinë, duke u hedhur copa tjegullash.

Nga lagje u larguan menjëherë mjetet e parkuara në anë të rrugës, ndërkohë që nuk lejohet lëvizja e banorëve në rrugë.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img