Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Mbante peng e kërcënonte me armë ish-gruan dhe fëmijën, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi akuzohet se mbante peng ish bashkëshorten dhe fëmijën e saj të mitur.

Mediat vendase raportojnë se 31-vjeçari përveçse e mbante peng e këcënonte atë vazhdimisht me armë.

Siç bëri me dije më vonë policia në orën 12:40, forca të shumta policie mësynë shtëpinë në LandhausstraBe (Esslingen). Ndërsa pak më parë gruaja kishte arritur te dilte nga banesa e pa dëmtuar. Në atë momente djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.

Ndërkaq, 31-vjeçari ishte në dhomën e vajzës 2-vjeçare të gruas, ndërsa iu dorëzua policisë pa bërë rezistencë.

Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri. Kundër 31-vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, policia nisi procesin e hetimit me akuzën e privimit te lirisë dhe kërcënimit.

Më shumë

spot_img