Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbante kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet tropojani

Shkruar nga Newsbomb
Mbante kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet tropojani

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se është arrestuar shtetasi D.H pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll