Hapësire reklamuese

Bota

Mbante çelësat e fermës së kanabisit dhe kujdesej për bimët narkotike, dënohet 25 vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Mbante çelësat e fermës së kanabisit dhe kujdesej për

Një 25 vjeçar është arrestuar në qytetin Norfolk në Angli, pasi u kap në një fermë kanabisi.

Bëhet fjalë për shtetasin Kol Hila, 25 vjeç, i cili u arrestua brenda një prone në “High Street” në Stalham kur policia e bastisi  më 8 qershor të këtij viti.

Gjatë operacionit antikanabis, Policia gjeti dhe sekuestroi  79 bimë narkotike, të dyshuara kanabis, me një vlerë prej 79,000 £.

Pas dëshmisë para gjykatës, i riu shqiptar tha se kërkone azil në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u zbulua se ai ishte pronari i vetëm i pronës ku u gjetën bimët narkotike, pasi mbante çelësat e godinës. 25 vjeçari u shpall fajtor dhe tashmë do të vuajë dënimin  me 12 muaj burg.

Sondazh

Poll