Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kukës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 51-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Uniformat blu bëjnë me dije se në prang aka rënë shtetasi A. D., banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak.”

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kukës

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga 51-vjeçari që mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë. 

Sekuestrohet një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës,  për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img