Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Mbanin hapur klubin e natës dhe ftonin këngëtare të njohura, e pësojnë keq dy shqiptarët që s’pyesnin për karantinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

00402ce8c5d265aaa59ae1df67a9ca04

Policia greke ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate në Athinë, gjatë periudhës së karantinës.

Media greke Skai, shkruan se lokali qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuar ishin këngëtarë të njohur. Këngëtarët qendronin brenda në lokal deri në orët e mëngjesit dhe më pas largoheshin.

Ata janë gjobitur me nga 3 mijë euro, ndërsa për arsye se kanë mbajtur hapur aktivitetin janë gjobitur me 5 mijë euro. Ndërkohë policia greke ka gjobitur me 30 euro të gjithë klientët e lokalit.

Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që policia ndërhyn në këtë lokal, pasi dhe në muajin tetor të 2020, gjatë një kontrolli, brenda lokalit u gjetën plot 141 persona duke u argëtuar, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe protollonin anti-Covid.

Më shumë

spot_img
spot_img