Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Mbani çadrat me vete sot dhe nesër, fundjava me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu

spot_img

Lajme të ngjashëm

Për ditën e shtunë pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurtra me diell në zonat e ulta dhe në bregdet.

Përgjatë gjithë ditës do të ketë prezencë të reshjeve të shiut por intensiteti më i lartë i tyre pritet të jetë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Në zonat malore veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje në formën e dëborës. Në fushën termike temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat minimale e rënie në vlerat e mesditës.

Për ditën e diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img