Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
Mër
22 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Mban “ndezur” çështjen e inceneratorëve, Monika Kryemadhi thirret në SPAK pas denoncimeve të reja

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Bëhet me dije se Kryemadhi do të paraqitet në SPAK sot në orën 10:00. Deputetja është thirrur nga SPAK vetëm pak ditë pas denoncimit të saj të radhës sa i përket aferës së inceneratorëve, kësaj herë të Tiranës. Së fundmi ajo denoncoi dhe tregoi se si në Sharrë kryehej vetëm groposja e mbeturinave dhe se nuk përpunoheshin.

Ajo gjatë denoncimit dhe publikimit të fakteve tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve.

Kujtojmë që Kryemadhi kur ishte në krye të LSi, ka qenë ndër të parët që ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Ajo ka dorëzuar disa fakte dhe dokumenta në SPAK dhe shesh bënte thirrje që të dënoheshin ata që ishin të përfshirë në aferë.

Madje muaj më parë në një deklaratë për media ajo u zotua se ndalet pa e çuar deri në fund goditjen e kësaj afere.


Më shumë