Mban emrin e të atit, Rudina Hajdari mesazh të ndjerë të vëllait, Azemit: Ashtu si babi, lë shenjë në jetët e atyre që takon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:21 03-12-2020 Mban emrin e të atit, Rudina Hajdari mesazh të ndjerë të vëllait, Azemit: Ashtu si babi, lë shenjë në jetët e atyre që takon Azem Hajdari - Rudina dhe i vellai, Azemi

Deputetja Rudina Hajdari, uron në ditën e tij të lindjes vëllain e saj të vogël, Azemin, i cili mban dhe emrin e të atit të ndjerë.

“Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon”, shkruan Rudina. Azem Hajdari mban emrin e të atit, pishtarit të demokracisë Azem Hajdari.

“Unë jam e bekuar sepse nuk kam thjesht dy vëllezër por kam mbi të gjitha dy shokë për kokë. Bashkë qeshim e qajmë gjithë çfarë na sjell jeta, sido ta sjellë ne jemi bashkë. Sot, Azemi, vëllai i vogël, ka ditëlindjen dhe dua ti uroj çdo motre në Shqipëri që ti qëllojë një vëlla si Azemi. I dashur, i mirë, i fortë kur duhet forcë e i butë kur duhet qetësi. Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon. Gëzuar i miri i motrës! Jam krenare për ty! @azem__hajdari”, shkruan deputetja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erdhi në jetë më 28 nëntor, nusja e Gold Ag zbulon tortën kuqezi për të birin dhe emrin e veçantë; me siguri ia ka vënë këngëtari
»
Article Logic
Execution time: 0.01165509223938
array(1) { ["section"]=> string(127) "mban-emrin-e-te-atit-rudina-hajdari-mesazh-te-ndjere-te-vellait-azemit-ashtu-si-babi-le-shenje-ne-jetet-e-atyre-qe-takon-230007" }