Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mbajtja peng e listës së anëtarëve, Spahiu: Basha s’e jep se del e pavlefshme fitorja me Olldashin; në Kamëz e Bathore kishte më shumë anëtarë se në Pekin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi i njohur si kritik i madh i Bashës dhe PD-së, ka zbuluar dy arsyer kryesore se pse Basha nuk ia jep listën e anëtarëve të partisë, tre kandidatëve për kryetarë (Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj).

Spahiu thotë se nëse del lista atëherë do të dalë numri real i anëtarëve, që nuk është 100 mijë sa ç’thotë PD-ja.

Arsyeja e dytë është se do të dalin rrjedhimisht të pavlefshme zgjedhjet me Olldashin dhe me Eduard Selamin, pasi votuan më shumë anëtarë se sa ishin. “U mbushën kutitë kot më kot”, tha Spahiu në “Open”.

Kreshnik Spahiu: Në këto zgjedhje që kemi në 13 qershor. Nuk mund të ketë zgjedhje të tij me këta 3. Ose të ikin këta ose të iki Basha. Këta dhe duan të iki Basha dhe hyjnë në garë me të. Le të dali një demokrat, dhe të na tregojë se ku ka zgjedhje pa listë zgjedhjes. Ata shpallin zgjedhje pa listë zgjedhjesh. Ai fiton me 93% të votave e di unë, por nuk e jep listën për dy arsye. E para është se numri real nuk është 100 mijë dhe po dolën emrat realë zgjedhjet me Olldashin dalin të pavlefshme se dolën anëtarë në Kamzë dhe Bathore më shumë se sa në Pekin, u mbushën kutitë me vota që nuk dihet nga erdhën. Se dalin dhe ato me Eduart Selamin të pavlefshme. I them të gjithëve që nëse nuk del lista e zgjedhjësve të mos garojnë sepse janë të humbur.   

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img