Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbajti koncert live në mes të Shkodrës për banorët e karantinuar, Meta falenderon Bujar Qamilin: Mjeshtër i Madh (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

 Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ka surprizuar banorët e qytetit të tij pasditen e djeshme, duke organizuar një koncert live në mes të qytetit.

Në një skenë të improvizuar dhe të ngritur në mes të Shkodrës në bashkëpunim me Tv1 Channel, Bujar Qamili ka kënduar disa nga këngët më të njohura shkodrane, ndërsa banorët kanë dalë disa në ballkone e disa në dritaret e shtëpive të tyre dhe kanë nisur të duartrokasin, duke harruar për një moment stresin e krijuar nga karantina.

Disa nga momentet e koncertit i ka shpërndarë në ‘Facebook’ edhe presidenti Ilir Meta, i cili e falenderon Mjeshtrin e Madh dhe i uron shkodranëve ‘Gëzuar Pashkët’.

Postimi i Ilir Metës:

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili dha dje në mbrëmje një koncert në një nga sheshet qendrore të Shkodrës, në mbështetje të bashkëqytetarëve të tij, që qëndrojnë në shtëpi për shkak të masave për parandalimin e COVID-19.

Koncerti i titulluar “Dhuratë për Shkodrën” u mbështet nga TV 1 Channel i këtij qyteti, dhe është pjesë e nismave të shumë artistëve shqiptarë, të cilët po mbështesin qytetarët në përballimin e vështirësive të krijuara.

Duke e falenderuar me mirënjohje Mjeshtrin e Madh Bujar Qamili, ju përshëndes të gjithëve me këtë kolazh të interpetuar prej tij, dhe ju uroj të gjithë shqiptarëve një të diel të qetë, të gëzuar e të këndshme pranë familjeve!

GËZUAR PASHKËT SHKODËR!

PASHKË TË MBARA PËR TË GJITHË!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu