Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

‘Mbaj gjithmonë me vete një kujtim nga babai’, Azem Hajdari flet për marrëdhëniet me Rudinën: Ajo nuk ndjek vendimet rrufe të kryetarit të partisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e002c5345f5b4eb551f490c6cefc9fc0

Azem Hajdari, djali i liderit të Lëvizjes Studentore ka deklaruar se e ka për nder emrin që mban, pasi ky është amaneti që i është lënë.

Në një intervistë për ABC News, ai ka treguar ndër se mban gjithmonë me vete një unazë që i përket të atit.

‘Unë nuk e kam njohur babain tim por në jetën time ai është shembulli, frymëzimi, motivuesi i madh shpirtëror dhe mbajtja me nder e emrit të tij është amaneti që më është lënë’, u shpreh Hajdari.

Më tej, i vogli i familjes Hajdari ka theksuar se për t’u bërë pjesë e politikës nuk ka nevojë për një ftesë, por që do t’ia lërë kohës.

‘Angazhimi dhe kontributi im në politikë është një çështje e lënë kohës së duhur për të cilën nuk e shoh të nevojshme një ftesë’, shtoi ai.

Gjithashtu Hajdari ka thënë se është pro qendrimeve të motrës, Rudina Hajdari, pasi djegia e mandateve nuk ishte një zgjedhje e mirë.

‘Jam pro çdo qendrimi idealist që nuk ndjek vendime rrufe të kryetarit të partisë, por interesin e sovranit. Djegia e mandatit nuk besoj se ishte zgjidhje e mirë dhe koha po e vërteton’, ka përfunduar Azem Hajdari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img