Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Mbahu tigër, mos u dorëzo”, gazetari ironizon deklaratat e Ramës për Ahmetajn: Në zhegun e korrikut mbërthehet deri në grykë

Shkruar nga Newsbomb
“Mbahu tigër, mos u dorëzo”, gazetari ironizon deklaratat

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pak më parë për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje  me votimin në Kuvend për për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Arben Ahmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha është ndalur tek fakti që në daljen për shtyp të kryeministrit, nuk kishte prezencë gazetarësh.

Sipas tij atmosfera rreth kreut të qeverisë, është bërë mbytëse, duke shtuar me ironi se në stinët e nxehta, Rama u shfaq me kostum dhe  i mbërthyer deri në grykë.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Sa here qe Padishaut i mbahet fryma, kur lexon deklarata te shkruajtura me pare dhe nuk lejon prezencen e gazetareve per t’iu shmangur pyetjeve te sikletshme, atmosfera rrotull tij eshte bere mbytese…

Edhe pse eshte zhegu i meskorrikut, Padishau, si rrallhere, u shfaq serioz, i veshur me kostum per stinet me te fresketa te vitit dhe i mberthyer deri ne fyt me gravate pa gjallesa ekzotike shumengjyreshe.

Dihatja e thelle gjate leximit te deklarates dhe veshtiresia ne frymarrje, tregonin qarte se loja tashme ka marre nje dimension te ri…

Me ish-krahun e djathte jashte qelive te burgut dhe larg kontrollit te tij, do te jete me e veshtire te ruaje ballancat, tashme te zhballancuara te lukunise se hienave qe ka pas…

Mbahu “tiger”, mos u dorezo…

Rezisto, qofte dhe si “lepur”…

“Pemtoret me dardha” te pushtetit, nuk i rrezikojne ulerimat e “tigrit”, por brejtjet e levoreve te pemeve nga “lepujt”…

Lexo edhe: Rama: Nuk mund të ndalonim SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj, na u vu para dosja voluminoze

Lexo edhe: Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Ahmetajt, Rama: S’pajtohem me ata që përdorin mandatin për të fryrë xhepat! Nuk mbaj në shpinën time e të PS askënd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese