Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Mbahet nesër procesi zgjedhor për “Urdhërin e Psikologut”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë ditës së nesërme do të mbahen zgjedhjet e Asamblesë së Parë të Urdhërit të Psikologut.

Procesi zgjedhor i cili do të nisë në orën 10.00 do të mbahet pranë Katedrales Ortodokse.

Sipas njoftimit nga Komisioni i Përkohshëm, i ngritur në zbatim të Ligjit nr.40/2016 “Për Urdhërin e Psikologut”,  në procesin e parë  zgjedhor janë thirrur të gjithë psikologët e regjistruar në Regjistrin e Urdhërit të Psikologut.

Komisioni i përkohshëm, i cili u ngrit në zbatim të Ligjit për Urdhrin e Psikologun, ka funksionuar prej më shumë se 3 muajsh.

Komisioni në zbatim të ligjit, ka realizuar regjistrimet e psikologëve dhe është krijuar një database i saktë me të gjithë psikologët në territorin e Shqipërisë.

Komisioni bën me dije se janë dërguar për konfirmim në universitetet përkatëse diplomimi i 872 anëtarëve të urdhërit të psikologëve.

Ky komision ka realizuar hartimin e rregulloreve dhe ka validuar procesin e Mbledhjes se Parë të kësaj Asambleje, si dhe procesin e zgjedhjeve. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img