Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, kush janë kandidatët

Shkruar nga Newsbomb
Mbahen sot zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar, kush

Sot, në datën 2 mars, vendin e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë po e përcaktojnë zgjedhjet, të cilat po mbahen në ambientet e Medresesë së Tiranës.  Tre kandidatë janë duke garuar për të fituar këtë post: Bujar Spahiu, aktualisht në detyrë, Eduard Shefki, administrator i myftinisë së Durrësit, dhe Emirjon Vathaj, myftiu i Breatit.

Këto zgjedhje po zhvillohen nën një klimë të shoqëruar me akuza dhe polemika rreth ndikimit të organizatës së Fetullah Gylenit në KMSH. Disa besimtarë kanë shprehur shqetësimin se zgjedhjet po organizohen në kontekstin e një "teatri të orkestruar". Këto tensione janë thelluar më tej nga kërkesat e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama për pastrimin e KMSH nga prania e organizatës së quajtur "FETO", e cila është akuzuar për veprimtari terroriste.

Njjë prej pikave të pengesës për inagurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e financuar nga Turqia, është pikërisht kjo situatë e tensionuar. Erdogan ka bërë të qartë se qëndrimi i tij është se nuk do të lejojë asnjë lidhje me organizatën e Fetullah Gylenit, dhe kjo ka ndikuar në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë, duke bërë që xhamia të mbetet pa inaguruar derisa të zgjidhet ky çështje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese