Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mbahen sot zgjedhjet e KOKSH-it, politikani socialist Fidel Ylli kandidon për President: Disa Federata kundër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Federatat e disa sporteve në vendin tonë do të marrin pjesë sot në zgjedhjet që do të mbahen për Presidentin e ri të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Një prej pretendentëve për këtë pozicion të ri do të jetë dhe politikani Fidel Ylli.

Mirëpo, kandidimi i Fidel Yllit nuk është pritur mirë as nga kandidatët e tjerë në garë dhe as nga disa Federata të cilat kanë bojkotuar zgjedhjet e për pasojë janë përjashtuar nga e drejta e votës. Federata e futbollit, mundjes apo edhe peshëngritjes janë përjashtuar nga e drejta e votimit.

Figura politike e Fidel Yllit ka bërë që shumë të kundërshtojnë garimin e tij për postin e Presidentit të KOKSH-it. Dy kandiatët e tjerë për kreun e KOKSH-it janë: Martin Biba dhe Vojo Malo.

“FSHF nuk do të marrë pjesë në këtë asamble dhe fton secilën federatë që ka sadopak ndërgjegje për çka po ndodh ta bojkotojë atë për shkak të veprimeve të panumërta antiligjore, që vijojnë të ndodhin e që do të vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve gjyqësore”, njoftoi FSHF-ja.

Ndërkohë, edhe Partia Demoklratike përmes Koordinatorit për sportin, Andi Lilaa, kërkoi që zgjedhjet të shtyhen me pretendimin se PS po kap dhe sportin. Lila është shprehur se Qeveria ka ndryshuar statutin e KOKSH për të emëruar president, deputetin e PS Fidel Ylli.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img