Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Mazniku: Toka ku do ndërtohet shkolla i është kthyer pronarëve nga qeveria e PD, nuk prek asnjë pjesë të Universitetit Bujqësor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkolla e re moderne që do të ndërtohet për të gjithë fëmijët e Njësisë 11 në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në një lidhje telefonike për News24 informoi se projekti i shkollës së re do të ndërtohet në një truall privat, të cilin Bashkia e Tiranës e ka shpronësuar për t’ia kthyer qytetarëve në formën e një shkolle publike, e cila është kërkuar nga vetë prindërit e fëmijëve që banojnë në atë zonë.

“Toka sot është me status pronë private, nuk është pronë e Universitetit Bujqësor. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë shprehur në mënyrë të vijueshme për të parë mundësinë që një pjesë e asaj zone të kthehet në funksion universitar. Qeveria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të mundësisë për të kthyer një pjesë të asaj prone në zonë universitare. Shkolla e re nuk prek dhe nuk cënon në asnjë element konceptin e kampusit. Asnjë prej ndërtesave të kampusit universitar, nuk preket për këtë qëllim. Sot, pasi është bërë akti i shpronësimit që para 6-7 muajsh, është pronë e Bashkisë së Tiranës, e cila do t’i jepet qytetarëve për një shkollë publike shumë të nevojshme për banorët e Kodër Kamzës dhe unë besoj se kjo jo vetëm që nuk e cenon në asnjë element konceptin e kampusit universitar, por kjo do t’i shtojë një funksion shumë të bukur social kulturor asaj hapësire dhe do ta bëjë një hapësirë më të këndshme dhe më funksionale për banorët e Kodër Kamzës”, tha Mazniku.

Ai sqaroi se prona gjatë sistemit të shkuar ka funksionuar si fidanishte dhe i është kthyer pronarëve me vendim të qeverisë së parë të Partisë Demokratike. “Për të qenë të vërtetë me argumentin, ajo zonë ka qenë një fidanishte para viteve ’90, dhe që në kohën kur kryeministër ka qenë z. Meksi, përpara vitit 1997, ajo zonë i është kthyer pronarëve”, tha Mazniku.

Nënkryetari shtoi se Bashkia e Tiranës nuk mund të prishë shtëpitë e banorëve të kësaj zone për të ndërtuar shkollën, në momentin kur në këtë zonë ekziston një pronë private, e cila është shpronësuar për t’ia kthyer komunitetit si shkollë. “Tani nga ana tjetër, banorët e Kodër-Kazmës kanë nevojë për një shkollë. Pyetja është: në atë hapësirë, ku mund ta bëjmë shkollën? Do prishim shtëpi për ta bërë shkollën? Ndërkohë që ka një hapësirë të lirë, e cila potencialisht mund të ishte fidanishte, por ama nuk ka një konflikt me ndërtesa të mirëfillta universitare. Situata është që në qytetin e Tiranës, Kodër-Kamza është e mbipopulluar, nuk është më një zonë siç ka qenë para 20 apo 30 vjetësh, që ishte periferi e Tiranës. Sot ka plot banesa aty, ka një numër shumë të madh banorësh, djem dhe vajzash, fëmijësh, për të cilët nuk ka shkollë”, tha Mazniku.

Shkolla më e afërt për fëmijët e Kodër-Kamzës është disa kilometra larg, prandaj është parë e nevojshme ndërtimi i një shkolle të re, të integruar, 9-vjeçare dhe gjimnaz.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img