Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
28 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Mazniku shpjegon çfarë po ndodh te “5 Maji”: Lagjja e re do ndërtohet në 60% tokë shteti, familjet pa dokumente pronësie do të marrin një për një metrat që kanë sot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku shpjegon se çfarë po ndodh te lagja “5 Maji” në Tiranë, ku së fundmi forcat e rendit dhe ato të bashkisë janë përplasur me një grup banorësh që refuzojnë shembjen e ndërtesave të tyre.

Mazniku tha se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një lagje të re në një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë, ku rreth 60% janë në pronësi të shtetit.

Sipas Maznikut, familjet që refuzojnë të largohen kanë mangësi në dokumente, ndërsa rreth 51 prej tyre nuk disponojnë asnjë dokument pronësie.

Mazniku tha se familjet do të marrin të njëjtën sipërfaqe që disponojnë sot por në një lagje të re, me infrastukturë moderne dhe me dokumente të rregullta hipotekore.

Pjesë nga deklarata e Maznikut:

Pas tërmetit të 2019, u vendos që ne të ndërtojmë disa lagje të reja në ato zona ku edhe shteti ishte bshkëpronar, një miks. Kompleksi është i projektuar nga Stefano Boeri, bëhet fjalë për 160 mijë metra katror tokë. është një zonë me infrastukturë shumë të dobët, kishte dhe copëza pronë publike, rreth 60 për qind janë pronë publike. Preken 102 objekte private, janë 136 familje që preken, janë vetëm 40-45 objekte të pa shembura. 51 prej pronarëve janë pa dokumenta pronësie.

Bëhet fjalë për ndërtim publik, duke i marrë tokën edhe pronarit, duke bërë shpronësim me shkëmbim. Mekanizmi funksionon njësoj si shpronësimi me financë. Lagjen po e ndërton bashkia me shtetin shqiptar. Personat e larguar kanë marrë kontratë shkëmbimi. Ata që kanë refuzuar të largohen, do të lëvizin një moment të caktur. Ka forcë ligji. Ata që kanë shtëpi pa leje marrin metër për metër sipërfaqen që kanë sot. Familja Marku ka 356 metra katrorë të palegalizuar dhe të palegaizueshëm, zonja dhe familja e saj do të marrë 356 metra katrorë ndërtim me hipotekë, në një zonë super të organizuar me shkollë, me çerdhe, me drita. Do të marrë 356 me letra. Do të ketë mundësi për të aplikuar për të marrë qira, për secilën prej kurorave që ka shtëpia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img