Hapësire reklamuese

Politikë

Mazhoranca votoi ligjin për investimet strategjike, Bardhi: Përfitojnë 5 oligarkë

Shkruar nga Newsbomb
Mazhoranca votoi ligjin për investimet strategjike, Bardhi:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së kësaj të enjte e cila zgjati rreth 30 minuta. Bardhi u shpreh se asnjë ligj i kaluar në këtë seancë nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht, pasi në sallë për prezencë u tha se ishin 68 deputetë, ndërkohë që të nisë votimi duhen 71 deputetë.

Deputeti demokrat theksoi se nga votimi i ligjt  për “ Investimet strategjike”, përfitojnë vetëm 5 oligarkë dhe tre grupe kriminale.

LEXO EDHE: “Kokën poshtë, kartonin lart”, Salianji deputetëve të mazhorancës: Jeni dele

“Më pëlqen që jeni të lumtur. Në një seancë ku edhe pse sipas rregullores nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68 por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ky ligj, është e rëndësishme për opozitën që parlamenti ti kthehet normalitetit.

Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm”, tha Bardhi, teksa më tej u pyet nga gazetarët edhe lidhur me ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike, të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“PD është e bashkuar, tani kemi një detyrë dhe përgjegjësi më të rëndësishme. Ta forcojmë partinë, ta bëjmë gati për zgjedhje dhe ta bëjmë fituese”, Bardhi.

Theksojmë se me ndryshimet e Statutit, Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj morën detyrën e nënkryetarit të partisë.

Maxhoranca me forcën e kartonëve ka miratuar sot projektligjet që ishin në rendin e ditës, mes kaosit dhe tensioneve. Me votat e PS është miratuar pr.ligji për “Investimet Strategjike”, për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese