
Komisioni i Ekonomisë nuk aprovoi kandidaturën e Petraq Milos për t’u vendosur në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Propozimi i Presidentit Ilir Meta u rrëzua nga shumica e socialistëve në komision (9 vota kundër dhe 4 vota pro).
Ky vendim vjen një ditë pas ngritjes së Komisionit Parlamentar që do të kryejë procedurat për shkarkimin e presidentit Meta.