Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Mazhoranca në seancë plenare, opozita proteston sot jashtë Parlamentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu siç është bërë me dije mazhoranca ka mbledhur sot Parlamentin në seancë plenare. Ndërkohë, nga ana tjetër opozita zhvillon protestën e radhës.

Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa opozita ka njoftuar fillimin e protestës përpara Parlamentit rreth orës 09:30.

Ndërkaq, policia ka marrë një plan masash për protestën e sotme. Një numër i madh efektivësh policie janë të pozicionuar përreth Parlamentit. Ndërsa si në protestat e kaluara është bllokuar me hekura pedonalja e Parlamentit duke filluar nga minisitria e Brendshme.

Po ashtu një prezencë të efektivëve të policisë ka edhe përpara Kryeministrisë, pasi si në protestat e kaluara vendimet opozita i merr në shesh.

Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar për protesta sa herë që të mblidhet Parlamenti. Mirëpo, ndërkohë që opozita do të protestojë jashtë, në Kuvend sot një ndër pikat e ditës që do të diskutohet është edhe “Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img