Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur akt të shëmtuar vendimin e grupit parlamentar socialist për të mos votuar emrin e Simon Mirakës si anëtar në Komisionin e verifikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
“Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve politikë, në një akt të shëmtuar. Sot refuzuat Simon Mirakën, njërin nga ikonat e vuajtjes, persekutimit, deshendent të një familje të shkëlyqer. Me një kombinim individësh që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit”, tha ndër të tjera Berisha në Kuvend.
Emri i Mirakës nuk kaloi sot për votim, por Taulant Balla në nisje të seancës tha për mediat se duke qenë se mes firmave propozuese ishte dhe emri i Berishës, atëherë mazhoranca do ta “digjte” emrin e ish-të përndjekurit. Socialistët janë zotuar se nuk do miratojnë asnjë dokument që mban dhe firmën e Berishës.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Të diskriminuar janë demokratët. Me një të rënë të lapsit u hoqën 20 mijë familje nga ndihma ekonomike në Qarkun e Kukësit, vetëm se nuk votuan PS. Prodhon më shumë të ardhura për frymë se çdo qark tjetër, diga e kaskada, Rruga e Kombit, miniera, por është sot qarku më i varfër.
Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve politikë, në një akt të shëmtuar. Sot refuzuat Simon Mirakën, njërin nga ikonat e vuajtjes, persekutimit, deshendent të një familje të shkëlyqer. Me një kombinim individësh që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. 95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narkoqeveria. Qytetarët nuk i fitojnë më proceset gjyqësore. Dhe tani vendoset që rekursin ta shndërroni në mekanizëm plaçkitje. Plaçkitje me vendim, për të përzgjedhur ata që nuk do shkojnë në Gjykatën e Lartë kundrejt shumave të majme.