Hapësire reklamuese

Politikë

Mazhoranca “i injoron” në Kuvend, Dash Sula: Po refuzojnë të respektojnë Kushtetutën

Shkruar nga Newsbomb
Mazhoranca “i injoron” në Kuvend, Dash Sula: Po refuzojnë

Prej kohësh tashmë, Kuvendi është kthyer në një arenë përplasjesh mes deputetëve të opozitës dhe  gardës, ndërsa mazhoranca qëndon indiferente.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula “neodiktatura” po shfaqet si kërcënim serioz i sakrificës së shqiptarëve.

Sipas tij maxhoranca refuzon të respektojë Kushtetutën dhe të bëjë transparencë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, por thekson se opozita është e vendosur që të pengojë me çdo çmim mazhorancën që të rrënojë shqiptarët.

“33 vite nga shembja e diktaturës, një neodiktaturë është shfaqur si kërcënim serioz i sakrificës së shqiptarëve gjatë vitit të fundit.

Sic e keni parë, mazhoranca refuzon të respektoj kushtetutën. Nuk pranon komisionet hetimore. Nuk do që të hetohen pazaret e bëra me grupet kriminale dhe me kriminelët me kollare në koncesione. Mazhoranca nuk bën transparencë edhe për marrëveshjen me shtetin mik, Italinë. Marrëveshja nuk flet për të pritur shtetasit italianë, por në Shqipëri do zbarkojnë refugjatë nga vendet e treta, por shqetësimi është në faktin se filtrat për grupet kriminale janë shumë të dobta. Do e kthejë vendin në një strehë për kriminelë potencialë.

Me arrogancë dhe injorancë në të njëjtën kohë miratuan edhe buxhetin për vitin 2024. Kreu i mazhorancës më të lehtë e ka të shkarkojë anëtarët e qeverisë sesa të bëhet transparencë me fondet e IPARD. Bashkimi Europian i ka hetuar abuzimet ndërsa në shqipëri kjo nuk lejohet. Kjo mazhorancë do të emëroj opozitën që do. Kjo në demokraci nuk ndodh.

Por duke mos mjaftuar këto, hedhin hapa edhe për intimidimin e deputetëve të opozitës duke ndryshuar rregulloren për të përjashtuar dy muaj deputetët.

Nëse kjo mazhorancë ka vendosur që ti pijë gjakun shqiptarëve me cdo çmim, edhe ne jemi të vendosur që me cdo çmim ta pengojmë këtë mazhorancë që të rrënojë shqiptarët.”, shkuan Sula.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese