Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Maturanti shqiptar në Amerikë jep idenë për “Ditën e Vullnetarizimit”: Të gjithë të rinjtë të inkurajohen të punojnë vullnetarisht për të përmirësuar komunitetin

Shkruar nga Newsbomb
Maturanti shqiptar në Amerikë jep idenë për

Klint Faber, maturanti shqiptar që jeton në SHBA është kthyer në Shqipëri tashmë që shkolla mbaroi, jo për pushimë, por për të ndarë me të rinjtë shqiptarë pasionin e tij për programimin kompjuterik.

Ai tregon për RTSH se në SHBA është i përfshirë shumë në iniciativa të puëns vullnetare për komunitetin, teksa sugjeron që edhe në Shqipër të organizohet nëj ditë e tillë.

Sipas tij, do të ishte shumë mirë nëse Dita e Nënë Terezës të festohej si Dita Kombëtare e Shërbimit ndaj Komunitetit, ku të gjithë qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë të punonin vullnetarisht për të përmirësuar komunitetin dhe lagjen ku jetojnë.

“Unë do sugjeroja që edhe Shqipëria në Ditën e një figure të madhe si shenjtorja Nënë Tereza, ta festojë duke e konsideruar atë si  Dita Kombëtare e Shërbimit ndaj Komunitetit. "Të gjithë qytetarët veçanërisht të rinjtë, të inkurajojen që të punojnë një ditë vullnetarisht për të përmirësuar komunitetin dhe lagjen ku secili nga ne jeton", thotë ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll