Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maturantët vijojnë protestat në Tiranë e Fier: Jemi për të drejtat tona, kërkojmë rivlerësimin e testit

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_338886" align="alignnone" width=""]Moment nga protesta e maturantëve në Fier[/caption]

Maturantët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Maturantët kanë shprehur pakënaqësi pas provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nxënësit kërkojnë rivlerësimin e testit duke pretenduar se pyetjet ishin jashtë programit.

Ata janë shprehur se testi i prezantuar nga Ministria e Arsimit nuk kishte asnjë lidhje me programin e dhënë. Ndër të tjera nxënësit janë shprehur se nuk kanë dalë në protestë për asnjë parti, por për të drejtat e tyre.

Në protestë janë ngritur dhe maturantët e disa gjimnazeve në Fier, të cilët po protestojnë para bashkisë së qytetit.

Sakaq, maturantët i kanë bërë thirrje çdo nxënësi, prindërve dhe mësuesve që t'i bashkohen protestës.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit, ku pati dhe momente tensionesh kur nxënësit goditën me vezë godinën e Ministisë së Arsimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese