Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maturantët në protestë te Ministria e Arsimit: Nëse nuk na japin zgjidhje, bojkotojmë provimin e radhës

Shkruar nga Newsbomb
Maturatët në protestë para Ministrisë së Arsimit

Maturantët kanë dalë në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit, pas testit të letërsisë dhe gjuhës shqipe që u zhvillua ditën e djeshme.

Ata janë shprehur se nëse për dy orë ministrja e Arsimit, Besa Shahini nuk do tju japë një zgjidhje ata do ta vazhdojnë pa ndalim protestën.

Maturantët janë shprehur se nëse nuk do të kenë një zgjidhje do të bojkotojnë provimin e radhës, i cili është ai i matematikës.

“Kërkojmë të futemi brenda dhe të takojmë ministren. Nëse nuk na japin zgjidhje ne do të vazhdojmë dhe do të mblidhemi akoma më shumë. I bëjmë thirrje ministres për të zhvilluar sa më shpejt këtë takim”, është shprehur një nga maturantët.

Maturantët janë shprehur se provimi i gjuhës shqipe kishte pyetje abstrakte dhe kërkojnë që të rishikohet provimi i tyre.

Screenshot_5.pngScreenshot_4.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese