Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maturantët në ditën e dytë të protestës, bllokojnë rrugën para Ministrisë së Arsimit: Kërkesa jonë është...

Shkruar nga Newsbomb
Maturantët në ditën e dytë të protestës,

Maturantët kanë protestuar sot për të dytën ditë radhazi duke bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit.

Ata kundërshtojnë mënyrën se si u zhvillua provimi i Matemtikës për klasat e dymbëdhjeta.

Sipas maturantëve, pyetjet e provimit nuk ishin të hartuara në përputhje me programin mësimor.

Ata kërkojnë që të ulet pragu i pikëve.  Po ashtu shprehen se prisnin një nivel mesatar, pasi kështu u është premtuar për shkak edhe të mësimit online.

“Protestojmë për një kauzë. Provimi ishte përtej pritshmërive. Kërkesa jonë është ulja e pikëve dhe ndryshimi i llogaritjes së pikëve. QSHA dhe Ministria të na japë një zgjidhje”, shprehen maturantët.

Ndërkohë, do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara ministrisë derisa të merren në shqyrtim kërkesat e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll