Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës për Maturën Shtetërore.
Ky vendim vjen pas protestës dhe kërkesës së maturantëve për uljen e kufirit të pikëve për testin e Matematikës, pasi ata pretendonin se teza ishte shumë e vështirë dhe përmbante pyetje jashtë programit orientues.
Sipas këtij vendimi mësohet se është ngritur një grup pune i pavarur për të analizuar me detaje çdo pyetje në provimin e maturës.
Një tjetër pikë e vendimit është përgatitja e një analize të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme gjatë procesit të provimit të maturës.
