Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Matura shtetërore, drejtoresha e QSHA-së njoftim të rëndësishëm: Ja si do bëhet korrigjimi i testit (Fazat e printimit të diplomave)

spot_img

Lajme të ngjashëm

3c31054d3315a10bb75bf4de725b0d8f

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka dhënë detaje në lidhje me procesin e korrigjimit të testit të Maturës Shtetërore 2020.

Vrapi në një komunikim për maturantët ka theksuar se korrigjimi do të bëhet në mënyrë digjitale, pasi i gjithë testi do të jetë i organizuar në pyetje me alternativa.

“Nxënësit pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerave.

Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale dhe sigurisht edhe dalja e rezultateve në kohën e duhur. Sërish bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar”, tha Vrapi.

Në fund të këtij procesi do të fillojë dhe printimi i diplomave. Kjo do të bëhet më datën 1 korrik 2020 dhe ky proces do të jetë në dy faza, pasi në fazën e parë do të printohen diplomat për të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Ndërsa ditët në vijim, do të mbyllet edhe procesi për pjesën tjetër të maturantëve, njofton ajo.

Më shumë

spot_img