Nxënësit me aftësi ndryshe do t’i nënshtrohen një provimi mature me një nivel më të ulët vështirësie në krahasim me provimin që japin maturantët e tjerë, nisur nga ky sezon
Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një konference posaçërisht për maturën shtetërore.
Gjatë fjalës së saj, Kushi tha se është menduar që nisur nga ky vit të eleminohen edhe fletë-përgjigjet nga testi.