Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, ndërsa është bërë e ditur se do të qëndrojë aty për 3 ditë.
Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Twitter ka njoftuar për arritjen e Palmer.
Sipas njoftimit, Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Pritet që Palmer të takohet edhe me zyrtarët e shtetit të Kosovës. Po ashtu, sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.
Arsyeja e vizitës është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.