Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“MATRAPAZ, je standard i ulët”, PLAS në emision mes Markut dhe Shehajt: Je KAMPION I DORËHEQJES! Ty s’ta mbajti dhe u tërhoqe

Shkruar nga Newsbomb
“MATRAPAZ, je standard i ulët”, PLAS në emision mes Markut

Një debat i fortë është zhvilluar në emisionin “Opinion” mes Mark Markut dhe Agron Shehajt, ku nuk kanë munguar as fyerjet.

Mark Marku e ka cilësuar Shehajn një “matrapaz”, teksa shtoi se ai nuk duhet të jetë kryetar i PD-së pasi është standard më i ulët se Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Shehaj i ka thënë MArkut se është “kampion i dorëheqjes”, pasi u tërhoqë nga mandati i deputetit.

Shehaj: Berisha do i mbledhi votat, por do të gjejnë një kleçkë, vota false etj.

Marku: Unë kam propozuar një kongres të jashtëzakonshëm, por për alternativa. Isha për teza për ndryshimin e PD. Berisha pse nuk e pranoi? Të mbash një Kuvend se Berisha ka një problem personal. Të gjithë e keni mbështetur Bashën. Ti nuk guxove që të dalësh kundër Bashës

Shehaj: Mua leksione nuk më jep dot. Kur unë dola kundër Bashës, ti bëje fushatë për të. Ku ishe ti gjatë fushatës? Ti thoshe duhet të ndryshosh PD dhe jo kryetarin. Si ndryshohet PD, e jo kryetari. Unë e them çfarë mendoj troç për Bashën. Unë që bëra fushatë kundër Bashës?

Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar partie

Shehaj: Je në vete ti o profesor? Është mirë ky? Për kë e ke fjalën, unë jam matrapaz? Ku merr vesh nga tregtia ti o Mark, ti je marrë me mashtrues.

Marku: Po, ti je. Je tregtar. Nuk duhet një biznesmen në politikë, pikë. Politikanët s’duhet të jenë biznesmenë. Vetëm Trumpi është marrë

Shehaj: Shumica e presidentëve të SHBA vijnë nga biznesi. Kështu e mendon ti. Kujt i plasi?

Marku: Je standard i ulët krahasuar me Bashën apo këdo atje në PD

Shehaj: Standard i ulët je ti, kampion i dorëheqjes. Ty s’ta mbajti dhe u tërhoqe

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll