Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Matilda Llangozi merr “dritën jeshile”, vettingu konfirmon në detyrë gjyqtaren e Beratit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli te martën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Beratit, Matilda Llangozi. Gjatë seancës dëgjimore të premten më 10 dhjetor, gjyqtarja Matilda Llangozi u përball me pyetje për pasaktësi në deklarimet e pasurisë, por siç u relatua i ishte kaluar barrë prove vetëm për një bilanc negativ prej rreth 270 mijë lekësh.

Ndaj Llangozit u lexua po ashtu një raport negativ prej DSIK-së, por që u rrëzua nga vetë KPK si i pabazuar në prova. Gjyqtarja tha në seancë se vlerësonte hetimin e Komisionit dhe u ndal shkurt në pak sqarime mbi pasurinë, ndërsa raportin e DSIK-së e cilësoi të pabazuar dhe tendencioz.

Matilda Llangozi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, Llangozi u emërua në janar 2014 në Gjykatën e Beratit, ku vazhdon ta kryejë funksionin edhe aktualisht.

Procesi i vetingut par këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Roland Ilia dhe Etleda Çiftja anëtare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img