Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

“Dua edhe akullore edhe çokollatë”, Rudina e “2 herë mat” rikthehet në Sarandë me gjithë kastën e aktorëve, zbuloni arsyen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ajo nuk është më Rudina që kërkon edhe akullore edhe cokollatë. Eshtë Manjola Begolli, vajza e suksesshme e sipërmarrjes së biznesit Bamboo, që dikur, në vegjëlinë e vet, bëri publikun të dashurohej me vajzën që kapte “shah mat” edhe mjeshtrat më të medhenj të shahut të kohës.

Një iniciativë shumë e bukur e kryebashkiakut Adrian Gurma, ka rikthyer në qytetin bregdetar të Sarandës gjithë kastën e aktorëve që luajtën filmin 2 herë mat. Arsyeja është e përligjur: një kampionat shahu ka rihapur dyert në qytetin bregdetar, dhe ku më bukur se protagonistët e filmit dy herë mat mund ta inauguronin një iniciativë të tillë.

Bujar Kapexhiu, shahisti plot tituj por që merrej me studimin e midhjes, mes batutave dhe humorit vlerëson iniciativën e kryebashkiakut.

Ndërsa vetë Rudina, aktorja Manjola Begolli shkruan se eventi “Mat në Sarandë” është një “memoir” dhe rikthim I jashtëzakonshëm në Sarandën e midhjes dhe të shahut.

“Organizim mbresëlënës dhe mikpritje e vecantë” shkruan Begolli, duke falenderuar organizatorët për rikthimin e këtyre kujtimeve.

Filmi “2 herë mat”, u xhirua dhe doli në vitin 1986 nga Kinostudio “Shqipëria e re”. Eshtë një film i pëlqyer nga publiku për shkak të situatave komike dhe batutave të shumta. Bujar kapexhiu, luan rolin kryesor në film, atë të shahistit Ilo Pinci, specialist I peshkut dhe midhjeve, dhe shahist i njohur.

Aleko Prodani, Alfred Bualoti, Met Bega, agim Bajko, Zyliha Miloti, Pavlina Mani etj, janë disa nga emrat e njohur të kinematografisë shqiptare që vunë gjurmën e tyre në suksesin e kësaj komedie.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img