Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Maskat nuk janë më të detyrueshme”, kush është vendin që “shijon lirinë”, heq masat anti-Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

beb6a7a94f0f050d3d32d59d22c8db9a

Guvernatori i Teksasit hoqi shumicën e kufizimeve shtetërore për frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke lejuar bizneset të rihapen me kapacitet të plotë që nga java e ardhshme dhe duke u thënë banorëve se maskat nuk janë më të detyrueshme.

Vendimi i guvernatorit Greg Abbott është masa më gjërë që një shtet amerikan ka ndërmarrë deri më tani për të hequr kufizimet e ashpra mbi bizneset dhe banorët të vendosura nga udhëheqësit politikë për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19.

“Tani është koha për të hapur Teksasin 100%”, tha guvernatori Abbott në një konferencë shtypi për gazetarët. Heqja e plotë e mandateve do të hyjë në fuqi më 1 mars, tha ai.

Urdhri i guvernatorit Abbott vjen ndërsa infeksionet me COVID-19 kanë rënë në javët e fundit në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters, rreth 68,240 raste të reja janë raportuar mesatarisht çdo ditë këtë javë, ose sa 27% e kulmit mesatar ditor të raportuar më 7 janar. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 28,681,793 infeksione dhe 513,721 vdekje të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë./VOA.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img