
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu reagon pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për bërjen e detyrueshme të mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona.
Shehu thotë e ka për detyrë shteti të sigurojë maska ditore për qytetarët, ashtu siç ndodh në zonat më të prekura të Italisë. Ndërsa në zonat e tjera, maskat duhet të tregtohen me çmim të kontrolluar.
Ai gjithashtu thotë se bërja e detyrueshme e mbajtjes së maskës, është një masë e nevojshme, por jo e mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll.
Reagimi i plotë i ish-deputetit Shehu:
Sonte Komiteti teknik me dy muaj vonesë rekomandon vetëm mbajtjen e maskave!
Italia këtë vendim e ka marrë dhe zbatuar prej fillimit të muajit maj, me hapjen.
“Më mirë vonë se kurrë” i thonë, vetëm duhet theksuar diçka, sigurimi i maskave ditore për çdo qytetar është detyrë e shtetit.
Në zonat më të prekura në Itali çdo qytetari i ipet nga një maskë kirurgjikale në ditë gratis, së bashku me të drejtën e bërjes së testeve imunologjike.
Në zonat e tjera maska i shitet së paku nga një në ditë me çmim të kontrolluar prej 0,5 E copa.
Përveç kësaj dua të kujtoj Komitetin se maska është vetëm një element, shumë i rëndësishëm i kërkuar nga ne në vazhdimësi, por jo i mjaftueshëm nqs nuk shoqërohet me masa të tjera multidimensionale urgjente në këtë situatë tejet të rëndë, që vetë antarët e atij Komiteti e kanë artikuluar tashmë, ku na ka futur keq menaxhimi qeverisës:
-Sanimi i sistemit shendëtesor dhe marja e masave mbrojtëse strukturale për atë, pajisja e personelit e pacientëve me mjetet e nevojeshme, testimet horizontale në të gjithë strukturat e tij, që kjo katastrofë aty të mos përsëritet perseri.
-Shtimi eksponecial i numrit te te dy llojeve te testimeve ne te gjithe vendin, gje qe e ben te domosdoshme aktivizimin e nje numri te konsiderueshem laboratoresh ne territor, qofte kjo dhe si kerkese shkencore e profesionale, qe jam i bindur se koleget e dine, por ka ardhur koha ta artikulojne ate.
-Etj, etj.