Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Maskat iu futën në shtëpi noterit dhe i grabitën 20 milionë lekë, Policia gjen pas një jave kallashnikovin, e dërgon në laboratorin e Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Thoma Kaçi, noter i njohur në zonën e Sarandës, ra pre e grabitjes një javë më parë. Persona të maskuar dhe të armatosur u futën me forcë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e armës i vodhën 20 milionë lekë të vjetra dhe euro.

63 vjeçari mori lëndime nga ngjarja dhe përfundoi në spital.

Sot, Policia e Sarandës bën me dije se ka gjetur armën e përdorur në grabitje, një kallashnikov, dhe e ka dërguar atë në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim identifikimin e autorëve të ngjarjes.

250222787 471135167514753 4342006017606923852 n
Arma e perdorur ne grabitje i sekuestruar nga Policia

Njoftimi i i Policisë së Sarandës:

Sarandë/Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, ku persona të paidentifikuar dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, vodhën një shumë parash në banesën e shtetasit T. K.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit T. K. dhe nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në lekë dhe euro, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje, si dhe një sasi municioni luftarak. 

Arma e zjarrit është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë po vijojnë punën për  identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img