Një kambist është grabitur me dhunë në Tiranë. Lajmin e bën me dije ish kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar mesazhin e një qytetari.
Referuar këtij të fundit ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku disa persona të maskuar kanë i kanë grabitur dy çantat kambistin dhe më pas e kanë masakruar, siç shihet edhe në foto.
Postimi i plotë nga Sali Berisha:
Maskat pergjakin kambistin ne mes te Tiranes!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges Mine Peza.