Tirana
scattered clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
66 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Maska me valvul e Manastirliut përplas mjekët, Silva Bino i kthehet Dashos: Maska nuk mbahet për solidaritet, ajo mbron (Del KUNDËR zgjedhjeve në universitete)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4870610427d36f3aa43f3bfd5917506

Në debatin për maskën e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të cilës mjeku Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, i ka publikuar një foto brenda ambienteve të Infektivit ku mban një maskë me valvul, përfshihet edhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.

“Zonja Ministre! Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!

Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve! Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!”, shkruan Dasho

Bino i përgjigjet duke shkruajtur se “maska nuk mbahet për solidaritet, maska mbron”.

Ndërkaq në komentet e postimit të Dashos, mjeku kirurg Arben Beqiraj ka pyetur Binon nëse duhet apo jo të zhvillohen zgjedhjet në universitet.

Bino i është përgjigjur se në këtë kohë pandemie është e pamundur që të zhvillohen zgjedhje në universitet. “Mendoj se nuk duhet të bëheshin tani në këtë situatë ose të bëhen totalisht digjitale”, shkruan Bino.

Pyetje- përgjigje:

Arben Beqiri: Cili eshte opinioni juaj per zgjedhjet ne universitet tani nderkohe qe u anulluan per shkak te pandemise kur situata ishte 10 here me e mire? Po ju Erion Dasho si mendoni?

Silva Bino: Une mendoj se nuk duhet te beheshin tani ne kete situate ose te behen totalisht digitale dhe digitale nuk jemi te pergatitur.

Bino nuk është e vetmja që ka artikuluar idenë se zgjedhjet në universitete duhet të ishin shtyrë. Por pavarësisht mendimit të ekspertëve, Ministra e Arsimit ka marrë vendimin që votimet të bëhen në 30 korrik.

komente_1.jpg

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/specialisti-i-ishp-sulmon-manastirliun-zonja-ministre-nese-ju-mbani-nje-maske-me-valvul-une-ngelem-i-pambrojtur-214186

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img