Hapësire reklamuese

Aktualitet

Maska e përdorur në grabitje, gazetari: Admir Murataj tentoi të imitojë veten e tij (Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Admir Murataj, grabitësi që mbeti i vrarë në Rinas gjatë tentativës për t’u arratisur pas rrëmbimit të rreth 10 milion eurove, ishte i vetmi person i maskuar ndryshe nga bashkëautorët.

Katër personat e tjerë kishin veshje ushtarake ndërsa Murataj ishte veshur si polic me jelek të zi dhe këmishë blu.

Fytyrën ai e kishte fshehur duke veshur një maskë silikoni. Disa media raportuan se Murataj u mundua të imitonte pamjen e një polici të Rinasit. Por gazetari Spartak Koka u shpreh në emisionin “Opinion” se Murataj ka tentuar të imitojë “veten e tij”.

Kjo pasi Murataj dispononte një pasaportë false greke, me emrin Christos Papadias, dhe në fotografinë e asaj pasaporte Murataj ngjan tej mase me maskën të cilën e kishte përdorur në Rinas.

drgeherthje5j.jpg

drgfewrgwe4rhwe4h.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll