Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Mashtruesit e Bitcoin, gazeta italiane jep alarmin: Hakerat nga Gjeorgjia dhe Ukraina operojnë në Shqipëri

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa kriptomonedhat po bëhen gjithnjë e më popullore, si dhe joshëse për t’u pasuruar shpejt, po ashtu rriten edhe rreziqet që vijnë nga mashtrimet lidhur me to.

Portali italian “weveconomia”, rendit mes llojeve të ndryshme të mashtrimeve, edhe një metodë që i ka rrënjët në Shqipëri.

Bëhet fjalë për “call-center”-at që u premtojnë klientëve të ndryshëm realizimin e depozitave në kriptomonedha të ndryshme, dhe më pas zhduken duke u rrëmbyer sasi të konsiderueshme parash.

Portali në fjalë thotë se të parët që e kanë themeluar këtë metodë, kanë qenë dy hakera nga Ukraina dhe Gjeorgjia që kanë operuar në Shqipëri. Ata targetonin kryesisht shtetas italianë, të cilëve u sugjeronin të depozitonin minimalisht 250 euro në kriptomonedha.

Sipas skemës “Bitcoin Evolution”, viktimave u paraqitej një shumë e majme që supozohej se ata e kishin fituar por pa mundësinë për t’i tërhequr. E teksa viktima joshej dhe investonte më tepër para, telefonatat nga call-centerat në Shqipëri fillonin të merrnin gjithjë e më tepër tone fyese deri edhe te kërcënimet, raporton newsbomb.al.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img