Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtronte të moshuarit për para, ekstradohet në Amerikë 74 vjeçarja që u kap në Rinas

Shkruar nga Newsbomb

Lyda Jolanda Harris, 74 vjeçe, do të esktradohet në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Gruaja kanadezo-amerikane është kapur në gusht të këtij viti në Rinas, teksa tentonte të udhëtonte drejt Gjermanisë.

Ajo është shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane pasi u merrte para të moshuarëve përmes mashtrimit. Pas dy muajsh në Shqipëri, Lyda Jolanda Harris ka kërkuar që të ekstradohet drejtpërdrejt në Amerikë, ku do të përballet me akuzat e mashtrimit.

Skema e mashtrimit

Skema e mashtrimit përgjithësisht fillonte me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë, të cilëve anëtarët e organizatës iu prezantoheshin si të afërm. Të moshuarve iu kërkoheshin para me pretendimin se nipi ose mbesa e tyre ishte në një rrezik të madh ose ishte përfshirë në një aksident dhe duhet të paguante dëmet e aksidentit.

Organizata ku bënte pjesë 74 vjeçarja, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguronin paratë, organizata i pastronte ato, përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Lyda Jolanda Harris, ose duke i investuar në kriptomonedha.

Lyda Jolanda Harris, 74 vjeçe

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu