Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtronte të moshuarit dhe u merrte shuma me para, vihet në pranga shkodrani

Shkruar nga Newsbomb
Mashtronte të moshuarit dhe u merrte shuma me para, vihet në pranga

Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi mashtronte të moshuarit dhe u merrte para.

Në pranga ka rënë shtetasi Spiridon Lito, 60 vjeç, banues në Shkodër. Ai u ka marrë shuma të ndryshme me para disa shtetasve, me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre. 

Njoftimi i policisë:

Iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, vihet në pranga nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër.

60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu