Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtronte se ishte punonjëse e Kadastrës, prangoset gruaja nga Tirana

Shkruar nga Newsbomb
Mashtronte se ishte punonjëse e Kadastrës, prangoset gruaja nga Tirana

Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë një 34-vjeçare pasi akuzohet se përmes mashtrimit u zhvaste para qytetarëve.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetësja me ininciale, M.K, banuese në Tiranë, i mori një shumë të konsiderueshme parash një qytetari, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe do t’i legalizonte pronën.

“Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt”, njofton Policia, ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi J.M, pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor me 34-vjeçaren në këtë skemë mashtrimi.

Nga kontrollet e zhvilluara Policia i ka sekuestruar 34-vjeçares 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Premtimi", pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës.

I mori para një shtetasi, duke e mashtruar se ishte punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë, 34-vjeçarja.

Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, tashmë të identifikuar nga Policia.

Sekuestrohen 450 000 lekë, 1 automjet tip “Audi”, 2 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar "Premtimi", në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i shtetases M. K., shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e tij.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese